Burri shpenzon 18,000 £ për t’u shndërruar në ujk: Çlodhem dhe harroj problemet

Date:

- Advertisement -

Një burrë në Japoni po jeton ëndrrën e tij të fëmijërisë duke u shndërruar në një ujk.

Toru Ueda, një inxhinier, shpenzoi 18,000£ për kostumin e personalizuar të ujkut. Kostumi iu dorëzua në fillim të këtij viti dhe historia e tij po bëhet sërish virale tani. Kostumi është krijuar nga Zeppet Workshop, një kompani e specializuar prodhimi dhe modelimi që ofron kostume për industrinë e filmit dhe televizionit. Katër punonjës të kompanisë kaluan shtatë javë për të bërë kostumin e ujkut. Por pavarësisht kostos së madhe, Ueda nuk e vesh atë për festa pasi thotë se nuk do të ndihet rehat kur ecën me kostumin e ujkut.

Megjithatë, 32-vjeçari tha se e vesh në shtëpi për t’u çlodhur dhe për të harruar problemet e tij.

Kur vesh kostumin tim ndihem se nuk jam më njeri. Unë jam i lirë nga marrëdhëniet njerëzore. Të gjitha llojet e telasheve, të lidhura me punën dhe gjëra të tjera mund t’i harroj ato.

Burri tha se veshja e kostumit është një “përvojë e fuqishme” për të.

Kur shikoj në pasqyrë, shoh një ujk, dhe kjo është shumë e fortë. Unë nuk jam ujk ky është një lloj përbindëshi dhe unë nuk jam një përbindësh.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...