Një mëngjes aspak i zakontë në qendër të kryeqytetit këtë të shtunë. Një çakall është pikasur nga qytetarët që po pinin kafen e mëngjesit në zonën e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Video e çakallit në mes të Tiranës
Gjitari, që nuk është aspak i zakontë për rrugët e një qyteti të zhurmshëm dhe larg zonave të pyllëzuara si Tirana, është vendosur përkohësisht në një kafaz nga punonjës të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacioneve.
Nuk dihet ende sesi kjo kafshë e egër përfundoi në qendër të Tiranës./a2