Çfarë mësuam nga dalja e Argita Malltezit në “Top Channel”

Date:

- Advertisement -

Për herë të parë në publikun e Top Channel, një ekran që është sulmuar me dhjetra herë nga babai i saj, Argita Malltezi zgjodhi të prezantohej me mbiemrin e bashkëshortit. Për mbi 90 minuta, Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës preferoi të dilte në një panel ku iu dha mundësia të jepte versionin e saj për “rrëshqitjen e shtetit të së drejtës”.

“Nuk arrita ta takoja. I gjithë momenti dhe kronometrimi i veprimit ishte i mirëmenduar. Më mori dhe më tha “po më arrestojnë”. Dola jashtë dhe nuk dija asgjë tjetër. Mendja më shkoi te pushteti policor i Edi Ramës. Ajo që nuk imagjinoja dot ishte manipulimi i tmerrshëm i drejtësisë.”-nisi rrëfimin e saj Malltezi, ku spikati kthjelltësia dhe vetëpërmbajtja.

Me një ton neutral përgjatë 90 minutave, Argita Malltezi dhe jo Argita Berisha, deklaroi se nuk priste një ‘rrëshqitje’ të tillë nga drejtësia.

“Unë kam një detyrim karshi atyre që kanë mbështetur Sali Berishën dhe PD”-tha Malltezi, duke zgjedhur që babait të saj, Sali Berishës ti drejtohej me dashurine e një prindi dhe luajalitetin e një paraardhësi.

Por çfarë kuptoi publiku nga dalja e djeshme e vajzës së kryedemokratit Sali Berisha?

Dalja e djeshme e Malltezit në Top Channel tregon një ndryshim thuajse 180 gradë të qasjes ndaj vetë televizionit. Nëse Berisha e quan “altropalantin e Edi Ramës”, Argita u tregua e kujdesshme për të thënë se e “dinte ndikimin e valëve të këtij ekrani”.

Për ta vazhduar më tej dallimin e saj me Berishën, Malltezi u sigurua që sa herë që i referohej të atit, të mos i drejtohej në publik si babai, por vetëm si “Berisha”.

Dallimi u bë edhe më i madh kur Robert Rakipllari e pyeti se a do të hynte Malltezi në politikë dhe a do të ishte ajo “Marine Le Pen-i” i Shqipërisë?

Duke mos dhënë një përgjigje të prerë, Argita Malltezi sqaroi se nuk kishte hyrë deri më sot në politikë si një zgjedhje e saj personale, por siguroi se “nuk do të kishte komplekse për të hyrë në politikë”, një shteg ky që ka mjaftuar për të krijuar një tjetër perceptim.

“Jo. Betejën politike e bën Sali Berisha dhe them se shkëlqen në atë që bën. Unë nuk kam ndonjë plan të fshehtë për t’u futur në politikë. Unë kam zgjedhur me vetëdije këtë rrugë. Unë nuk kam asnjë plan për të hyrë në politikë. Unë nuk kam komplekse për të hyrë në politikë. Jam pjesë e PD-së dhe vlerave që ajo përfaqëson”, tha Malltezi.

Dhe nëse sot bën një shfletim të shpejtë në kryefaqen e rrjeteve sociale shikon se dominuesja e të hënës së 30 tetorit ka qenë Argita Malltezi. Me dhjetra postime i referohen si gruaja e argumentit dhe debatit, duke e projektuar si një të ardhme të mundshme të opozitës në Shqipëri.

Por a është kështu? A do të jetë vajza e Sali Berishës, një emër që do të vijë në politikën shqiptare? Nga dje mund të themi se Argita Malltezi e theu akullin e parë, atë të marrjes së vëmendjes kryesore të orarit më të shikuar të mbrëmjes, jo si gruaja e Jamarbër Malltezit apo si vajza e Sali Berishës, por si Argita, që siç e prezantoi veten, është një juriste e angazhuar edhe në ngjarjet publike dhe politike në vend.

Çfarë na pret? Zhvillime edhe më interesante, padyshim!/Zëri.ai

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...