Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në sfidë me Salzburg. Mesfushori i Kombëtares bëri debutimin e tij në Champions League me gol, duke lënë gjurmë në fitoren 3-0 të ekipit të tij.
Pas ketij goli fantastik dhe te realizuar me mjeshteri, nuk ka mbetur pa rene ne syrin e faqes zyrtare te UEFA CHAMPIONS LEAGUE, te cilet jane kujdesuar per ta publikuar ne te gjitha kanalet e tyre.
Goli i Qazim Laçit:
@championsleague Laçi that is filthy 🥵 #UCL ♬ ULTRA VUK TRASHXRL – 𝔻ℤ 𝕊𝕠𝕟𝕘𝕤 ➠
Pas kësaj ndeshje Laçi ka folur për mediat, ku ka treguar edhe emocionet e tij për golin e parë në këtë kompeticion. 28-vjeçari ka theksuar se ka një ndeshjesi fantastike dhe se është krenar për skuadrën për këtë fitore.
“Ndjesia është e mrekullueshme, fantastike. Luajta këtë kompeticion për herë të parë. Fituam dhe unë shënova gol. E gjithë skuadra luftoi, jam krenar për të gjithë. Ishte jashtëzakonisht entuziazmuese.
Goli? Kryesisht duhet të falëndroj Viktor Olatunxhin për mënyrën se si më pasoi. Padyshim jam i lumtur që shënova gol, por në të vërtetë dua të uroj të gjithë skuadrën. Në këtë ndeshje e dinim që Salzburg do të mbante shumë topin, por ata ishin të brishtë në prapavijë. Ata u përmirësuan në pjesën e dytë, por ne e merituam këtë fitore”, ka deklaruar mesfushori i Kombëtares.
Kjo eshte hera e pare qe nje futbollist i kombetares shqiptare reklamohet nga UEFA CHAMPIONS LEAGUE.