Sokol Cikalleshi ka disa muaj që nuk është paguar në ekipin turk. Këtë bëjnë me dije mediat në Turqi, teksa mësohet se së fundmi ai edhe është përjashtuar nga ekipi, pasi ka kërkuar rrogën.
Gjithashtu përjashtim ka marrë edhe portieri i ekipit. Ky i fundit ka angazhuar avokatët e tij që të zgjidhin çështjen e pagesës. Megjithatë ende nuk ka një zgjidhje.
Sokol Cikalleshi ka shënuar tetë gola me ekipin e Konyaspor, por nuk ka marrë pagesën për tre muaj.
Ndeshja e radhës e Konyasporit është me Galatasarayn, ku Cikalleshi nuk do të luajë.