Lana Del Rey është në një lidhje me guiderin profesioniat të tureve të krokodilëve nga Luiziana Jeremy Dufrene. Rrjeti ka shpërthyer në polemika për lidhjen më të fundit të këngëtares me famë botërore me Dufrene 56 vjeç, me të cilin ajo ka një diferencë në moshë prej 17 vitesh.
Fansat shkruajnë në rrjet se 39-vjeçarja e ka parashikuar marrëdhënien e saj me Dufrene, në një nga këngët e saj të vitit 2012. Lana ka lënë të kuptohet se dëshironte një marrëdhënie si ajo që ka me Jeremy më shumë se një dekadë më parë në këngën e saj “Cola” dhe besojnë se këngëtarja e ka bërë të qartë tipin që pëlqen që atëherë.
Thashethemet rreth lidhjes filluan të qarkullojnë pasi ajo u pa duke ecur dorë për dore me Jeremy para koncertit të saj në Leeds Festival më 25 gusht.
Menjëherë pas kësaj, dyshja, shumë të dashuruar, duket se konfirmuan spekulimet teksa u afruan me njëri-tjetrin në Londër.
Jeremy është baba i dy fëmijëve dhe punon si guidë turnesh në Arthur’s Air Boat Tours, një biznes i vogël i vendosur në komunitetin e Des Allemands, Luiziana.
Ata kanë qenë miq për shumë kohë. Një vëzhgim përmes profileve të tyre në rrjetet sociale zbulon se ata e njohin njëri-tjetrin për të paktën pesë vjet.
Jeremy dhe Lana duket se janë takuar për herë të parë në mars të vitit 2019 kur ajo mori pjesë në një nga turnet e tij me anije.