Çmenduri në Arabinë Saudite/ Gazetari thërret dhe i vendos në dorë Fabinho-s orën me vlerë 100 mijë euro, lojtari mbetet i hutuar dhe nuk e kupton

Date:

- Advertisement -

Fabinho zgjodhi të linte Liverpulin dhe iu bashkua yjeve të tjerë në Arabinë Saudite. Mesfushori me eksperiencë mori një pagë të madhe te Al Ittihad, ndërsa Liverpool fitoi gati 50 milionë euro nga shitja e tij.

VIDEO nga veprimi i gazetarit

Mbrëmë, Fabinho luajti ndeshjen e tij të parë me fanellën e klubit saudit në një përballje kundër Al Raed, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat të pastër 3-0. Braziliani e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe nuk u largua nga fusha deri në minutën e 90-të.

Mirëpo, ajo që i habiti të gjithë ndeshjen e mbrëmshme ndodhi në zonën e miks kur lojtarët e Al Ittihad po shkonin drejt autobusit të tyre dhe në qendër të vëmendjes ishte Fabinho.

Fabinho u nis nga dhoma e zhveshjes drejt autobusit, por dëgjoi një nga gazetarët duke e thirrur dhe besoi se po e thërriste për të bërë një deklaratë. Kur e kuptoi se nuk do të bënte një deklaratë, mendoi se gazetari thjesht donte të bënte një foto me të, por edhe kjo ishte gabim.

Gazetari ka nxjerrë një orë të shtrenjtë mbi 100 mijë euro dhe ia ka vënë në dorë Fabinhos së hutuar. Braziliani nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte, por ata i shpjeguan se ishte një dhuratë për të. Fabinho nuk mund ta fshihte se sa i befasuar ishte sepse nuk kishte përjetuar kurrë diçka të tillë më parë në karrierën e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...