“Daku bëri gabim dhe kërkoi falje”, Gjimshiti: Me Spanjën s’është e pamundur, do u tregojmë pse jemi këtu

Date:

- Advertisement -

Për kapitenin e Shqipërisë, Berat Gjimshiti asgjë nuk është e pamundur dhe një kualifikim i kombëtares në fazën e 1/8 mund të ndodhë edhe pse kemi përballë Spanjën në sfidën që luhet nesër në mbrëmje në Dusseldorf.

“Besoj që gjithë çunat janë gati për këtë sfidë nesër dhe gjëja më e rëndësishme është që kemi ende rastin me kalu grupin dhe do bëjmë më të mirë tonë nesër që të provojmë ta bezdisim Spanjën. Asgjë nuk është e pamundur në jetë dhe këtë e kam besuar gjatë gjithë karrierës sime. Do të jetë ndeshja më e vështirë e grupit, por jemi këtu për të treguar përse jemi në këtë pozitë. Do të tentojmë ti shqetësojmë të bëjmë më të mirën”, tha Gjimshiti.

I pyetur nëse do të jetë më e lehtë për Shqipërinë që të dalë me 3 pikë nga kjo sfidë, pasi De La Fuente do të luajë me formacionin e dytë, Gjimshiti tha se kjo nuk përbën asnjë ndryshim pasi edhe stoli i iberikëve është i ngjashëm me 11 titullare.

“Besoj që nuk ndikon aspak se edhe formacioni i dytë është në një nivel besoj të njëjtë me formacion e parë. E dimë kë kemi përballë, i njohim kundërshtarët edhe individualisht dhe ne do të luajmë sikur ata të luanin me ekipin e parë”.

Gjimshiti u pyet edhe për skualifikimin e Mirlind Dakut për dy ndeshje pas thirrjeve kundër Maqedonisë dhe gjobat e UEFA-s në drejtim të FSHF-së pas dy sfidave të para. Ai refuzoi të komentojë vendimet e qeverisë europiane të futbollit, duke thënë se nuk do të flasë për politikë, ndërsa pranoi se sulmuesi i kombëtares ka bërë një gabim me korin që këndoi së bashku me Tifozët Kuqezi pas sfidës me Kroacinë.

“Fillimisht mendoj se tani për tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme. Daku ka bërë një gabim dhe ka kërkuar falje dhe nesër duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen dhe atë që na pret. Kemi një kundërshtar shumë të fortë përballë. Nuk jam këtu për të folur për çështjet politike dhe për këto gjëra përkujdeset UEFA. Arsyeja kryesore që jemi këtu është të luajmë ndeshjen nesër pasi do kemi dhe shumë tifozë që do na ndjekin. Ndaj duhet të besojmë në veten tonë”, tha Gjimshiti.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...