Gardiani shkodran Alen Sherri, bëri debutimin e tij me skuadrën e Kaljarit, në duelin e Kupës së Italisë ndaj Kremonezes, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1-0, teksa portieri kuqezi mbajti portën e paprekur.
Një moment tepër special ky që do të mbahet mend gjatë nga Sherri, i cili ka postuar 4 foto në faqen zyrtare të tij në “Facebook”, duke shkruar: Debutim i paharrueshëm me Kaljarin. Bravo çuna!
Cagliari ka fituar përballë Cremoneses në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ve të Kupës së Italisë. Kjo ndeshje përfundoi 1-0 në favor të Cagliarit, të cilët eliminojnë kështu Cremonesen.
Titullar në këtë sfidë për Cagliarin ishte portieri i Kombëtares shqiptare, Alen Sherri. Ky i fundit ia doli që ta mbante portën e paprekur dhe duke shkëlqyer në ato pak raste të krijuara nga kundërshtarët.
Ndërsa, golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Gianluca Lapadula. Pas një topi të marrë nga Augello, sulmuesi i Cagliarit ia doli që ta dërgonte atë në fundin e rrjetës së portës kundërshtare.