Del Piero kandidat për federatën italiane

Date:

- Advertisement -

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri i Federatës Italiane të Futbollit. Legjenda e Italisë dhe Juventusit konsiderohet nga mediat italiane si kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të futbollit në vend.

Del Piero, fitues i Kupës së Botës në vitin 2006, besohet se ka mbështetjen e duhur nga klubet dhe në këtë mënyrë pritet të jetë pjesë e votimit të përcaktuar më 3 shkurt të vitit të ardhshëm. Del Piero do ta konfirmojë kandidaturën e tij javën e ardhshme, pikërisht të mërkurën. Asambleja e FIGC përbëhet nga klube të katër niveleve të futbollit italian plus 52 lojtarë, 26 trajnerë dhe nëntë përfaqësues arbitrash. Janë 276 delegatë dhe Presidenti i ri zgjidhet nëse merr 50 për qind plus një votë më shumë se kundërshtari. Presidentit aktual, Gabriele Gravina i mbaron mandati në vitin e ardhshëm dhe mbetet ende në dyshim kandidatura për tu rizgjedhur.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related