Detaje të reja mësohen për plagosjen e ndodhur sot në “Komunën e Parisit” në Tiranë.
I plagosur ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa është efektivi i policisë ka qenë me makinë.
Goxharaj sapo e ka parë Lorenc Kostën dhe ka ndaluar dhe e ka qëlluar disa herë në këmbë (policia gjeti 6 gëzhoja në vendngjarje) duke e lënë të plagosur.
Pas kësaj, ai i ka bërë foto të plagosurit, i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.
Autori Erjon Goxhara ka qenë me një automjet tip “Mitsubishi” dhe i veshur me një bluzë të kuqe në momentin kur ka kryer atentatin dhe pas krimit është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.