Një detaj interesant për Presidentin turk Tayip Erdogan është se ai ka jetuar për një periudhë kohore në Tetovë të Maqedonisë.
Ish-konsulli i Shqipërisë në Stamboll Ermal Kaleci tha në “Opinion” se Erdogan ka jetuar për disa muaj atje në vitin 1999.
Mësohet se Erdogan u strehua te një familje shqiptare pas lirimit të tij nga burgu.
Kjo pasi në vitin 1998 ai u dënua për nxitje të urrejtjes fetare për shkak se recitoi një poezi që krahasonte xhamitë me kazermat dhe besimtarët me një ushtri. Në këtë ngjarje ai u dënua me 10 muaj burg ku kreu vetëm 4 prej tyre.
Blendi Fevziu: Ç’bënte në Tetovë Erdogani?
Redi Shehu: Nuk e di, po e dëgjoj për herë të parë po…
Ermal Kaleci: Ka pasur një mik shqiptar.
Blendi Fevziu: Jetoi disa muaj apo më gjatë?
Ermal Kaleci: Jetoi disa muaj.
Blendi Fevziu: U largua nga Turqia për t’u mbrojtur dhe gjeti strehim në Tetovë, tek një familje shqiptare.