Dhuna e Rrajave/ Dyshohet se janë fshirë kamerat, pronari i lokalit: Nuk punonin

Date:

- Advertisement -

Kur ka kaluar më shumë se 1 javë nga skena e dhunshme brenda lokalit në Fushë-Krujë ku u dhunuan nga fisi Rraja dy anëtarë të fisit Maja, Prokuroria e Tiranës ende nuk ka siguruar asnjë pamje filmike nga lokali “Fergen” në pronësi të Kujtim Bërdakut.

Gjatë marrjes në pyetje të Kujtimit dhe djalit të tij, Ferdinandit, ata kanë pretenduar se kamerat e lokalit megjithëse ishin të instaluara, kishin disa ditë që nuk ishin në gjendje pune. Prokuroria dyshon se personat në fjalë kanë bërë riformatimin e DVN, duke fshirë pamjet filmike dhe nxjerrë jashtë përdorimit të procesit të filmimit.

I vetmi filmim që ndodhet në dosje dhe që tashmë është bërë publik, është video e filmuar nga vetë grupi i fisit Rraja.

Pas ngjarjes së rëndë, ende vijojnë të jenë në kërkim Rexhep Rraja, Xhelal Rraja dhe Edison Meta, Flamur Rraja dhe Përparim Rraja. Ndërsa tre persona të grupit Rraja janë arrestuar dhe ndodhen në burg, ndërsa pronari i lokalit ku ndodhi dhunimi, Kujtim Bërdaku është lënë në masën e detyrimit për paraqitje.

Për shkak të skenës së dhunshme dhe përmbasave që mori ngjarja, deputeti i PS-së, Rahman Rraja dha dorëheqjen nga posti që mbante.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...