Ditën e djeshme në redaksinë e JOQ Albania, mbërriti një video ku Tan Gjyla nga Lushnja dhunonte me çekan kalin e tij, derisa ai ngordhi.
Këtë video, Tani e kishte publikuar në Tik Tok, por më pas e fshiu.
Videoja e dhimbshme, ku tregohej qartë keqtrajtimi i kafshës së gjorë, u publikua nga JOQ, në mënyrë që Policia të ndërmarrë masa për personin në fjalë.
Media dënoi rastin e dhunës ndaj kafshëve, që vlen të theksohet është një fenomen shqetësues në Shqipëri.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar në rrjete sociale, duke goditur me sende të forta një kafshë shtëpiake (kalë).