Digjitalizimi i Kadastrës/ Avokati: Nuk zgjidh asgjë, problemi real është toka

Date:

- Advertisement -

Avokati Kujtim Cakrani ishte këtë të diel i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth reformës në Kadastër.

Dy ditë më parë kryeministri Rama tha se më në fund do të bëhet digjitalizimi i Kadastrave, por sipas avokatit Kujtim Cakrani digjitalizimi nuk do të zgjidhë asgjë, pasi problemi nuk është te hedhja e dokumenteve në sistem, por te mbivendosja e pronave për të cilat njerëzit po shkojnë në gjykata e madje edhe po vriten.

“Qytetarët mendojnë se me digjitalizimin do zgjidhet problem i tyre, jo digjitalizimi vetëm digjitalizon tokën, shteti do e ketë në kontrolle, por problemi mbetet aty. Dokumentet janë ato që janë nuk ndryshon asgjë.

Digjitalizimi që thotë kryeministri ka filluar që në vitin 2018, por problem është se ai ngatërron procesin e digjitalizimit për ta patur të digjitalizuar shteti dhe problematikën reale. Problemi real është prona, është ajo toka për të cilën zihen, vriten apo janë nëpër gjyqe qytetarët. Atë si do e zgjidhësh? Këtë pikëpyetje ka lënë kryeministri”,-tha avokati.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...