Djali fut 10-vjeçarin në kosh: Shërbëtor, thuaj të hënksha mikun

Date:

- Advertisement -

Janë të shumta rastet ku adoleshentët dhunojnë bashkëmoshatarët e tyre. E për këtë fenomen që vijon të jetë prezent në shoqërinë tonë, prindërit, mësuesit, psikologët, duhet të punojnë më shumë me grupmoshën delikate, teksa personazhet publik duhet të jenë më të kujdesshëm se si qasen tek ky brez.

Themi këtë pasi dhuna mes të miturve në shkolla dhe rrugë është bërë problem madhor që shpesh herë ka regjistruar edhe tragjedi. Adoleshentë që pajisen me thikë në shtëpi, shkollë dhe rrugë, adoleshentë që për një fjalë gojë zihen dhe më pas i publikojnë në rrjetet sociale me këngë që kanë tekste rrugaçërie dhe jo model, janë tashmë pjesë e shoqërisë sonë.

Së fundmi në TIk-Tok, një qytetar, ka parë një video që jo vetëm tregon dhunë fizike e psikologjike, por edhe shfaq mënyrën se si një i ri është rritur dhe është ushqyer me edukatë nga familja, shkolla, por edhe ata që e rrethojnë.

Siç shihet, një djalë fut në kosh miturinash një djalë tjetër. E dhunon psikologjikisht duke i kërkuar që të thotë fjalë banale. Duke e trajtuar si shërbëtor dhe duke dashur të jetë si i tillë, djali duke filmuar këtë skenë, i kërkon të miturit në kosh që t’i thotë “të hënksha mikun poshtë.”

Jo vetëm kaq, pasi djali që dhunon psikologjisht djalin tjetër, dëgjohet ta kërcënojë të miturin me dhunë, ndërsa i kërkon t’i thotë 7 herë ‘më fal’. I mitur i frikësuar dhe pa mbrojtje bën çfarë t’i thotë djali tjetër duke i lënë një traumë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...