“Djalin tim e duan në Itali, Bundesligë dhe në Rusi”! Flet babi i Mirlind Dakut, Rubin Kazani refuzon 3 milionë euro nga Serie A

Date:

- Advertisement -

Mirlind Daku mbetet në qendër të vëmendjes te Rubin Kazani. Këtë herë jo për skandalin e ndodhur në ndeshjen Shqipëri-Kroaci, por për shkak të ofertave kundrejt tij. Ishte babai i lojtarit që në mediat ruse ka treguar interesimet për Mirlindin.

“Mirlindin e kanë pritur shumë mirë te Rubini. Ai e kuptoi gabimin e bërë në Europian, madje i kanë dhënë edhe numrin 10. Nuk e dimë nëse do të largohet këtë verë, ka ende një muaj kohë, por Mirlindi ndihet shumë mirë te Rubini. Nëse klubi do të dojë ta transferoj, do të mbyllet. Për të interesohet Lokomotiva e Moskës, CSKA, ekipe nga Bundesliga dhe Cagliari”, tha babai i lojtarit.

Megjithatë gazetarët në Rusi kanë zbuluar se Rubin Kazani ka refuzuar ofertën e parë nga Cagliari për sulmuesin shqiptar. Ekipi italian ka ofruar 3 milionë euro, por për skuadrën ruse kjo ishte një shumë e vogël. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...