shtë arrestuar në Greqi, Geraldo Shehu, 43-vjeçari, i cili vrau me armë zjarri recepsionistin e hotelit në Dhërmi. Mësohet se Shehu është prangosur në aeroportin e Korfuzit, dyshohet gjatë tentativës për t’u arratisur në Britaninë e Madhe. Shehu ishte bashkëpronar në hotelin ku ndodhi ngjarja.
Ende nuk dihen arsyet ndërsa policia njofton se nuk kanë gjetur akoma trupin e Eraldo Novruzit.
43-vjeçari Geraldo Shehu, është nga Tepelena, por prej shumë kohësh banonte në Angli
Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje të rëndë dhe policia është duke punuar për të gjetur edhe trupin e pajetë të recepsionistit, Eraldo Nevruzi, i cili dyshohet se është zhdukur nga vetë autori.
Bëhet me dije se Gerald Shehu pas ngjarjes së rëndë është arratisur drejt Greqisë. 43-vjeçari sipas burimeve, është dhëndri i pronares se hotelit. Dyshimi ka ndodhur në momentin kur janë gjetur gjurmë gjaku në hotel.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në hotel “Grecci”, ku mësohet se autori dhe viktima kishin rënë dakord që ta menaxhonin të dy.