“Do e shohësh se çfarë do të bëj…”, kërcënohet Lulzim Maja, Vocaj e pret në takim

Date:

- Advertisement -

Lulzim Maja, vëllai i Jashar Majës i cili u dhunua barbarisht bashkë me kushëririn Bilbilin nga anëtarë të fisit Rraja, ka marrë mesazhe kërcënuese në Facebook.

“Do e shohësh çfarë do të bëj kur të takohemi nga afër”, është ky kërcënimi që ka ardhur në adresën e 43 vjeçarit. Në mesazh përmenden dhe plumbat. Lulzim Maja ka shkuar në policinë e Krujës dhe ka kryer denoncimin, por ende nuk është identifikuar kërcënuesi.

Sipas Klan, Lulzim Maja është pritur nga vetë drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i cili pas shkrirjes së zinxhirit komandues të komisariatit, është vendosur si drejtues për sigurinë edhe në këtë zonë. Ai e ka garantuar se do të identifikohet sa më parë personi që ka dërguar këtë mesazh.

Mësohet se këto nuk janë kërcënimet e para ndaj fisit Maja. Mesazhe të tilla ata kanë marrë dhe në rrjetin Tik Tok, para se të dhunoheshin në mënyrë barbare.

Të gjitha kërcënimet, në Facebook dhe Tik Tok janë administruar nga policia dhe po hetohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Aktualisht në burg janë 4 anëtarë dhe të afërm të fisit Rraja, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim. Ende policia nuk ka kapur djalin dhe dy vellezërit e ish deputetit socialist Rrahman Rraja.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...