“Do ma nxjerrë dikush”, si Bajri dhe Bilali flisnin për vr*sjen e Hamza Licit: Makinën dhe armën i kam unë!

Date:

- Advertisement -

Pak ditë më parë Shkodra u trondit nga atentati, ku mbetën të vrarë katër persona Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshorteve Bashkim dhe Flutura Basha.

Mirëpo duket se prej vitesh po planifikohej vrasja e Hamza Licit, pasi sipas disa përgjimeve të aplikacionit “Sky”, Astmer Bilali dhe Behar Bajri planifikonin të vrisnin Hamza Licin në gusht të 2020-ës.

I bëri frymëmarrje artificiale Hamza Licit, kush është personi i tretë në vendngjarje dhe pse policia nuk e ka sqaruar rolin e tij
recommended by

E teksa kërkonin vrasjen e Hamzait, Bilali i kërkonte Beharit informacion dhe për Ibrahim Licin, të cilin synonte ta kapte dhe ta vriste.

Bilali i thotë Bajrit se:“…ka mundësi me ma nxjerr dikush Hamzan. Kam fol mramë me dikën dhe ma premtoj se ma nxjerr. Po shohim ishalla…”.

Ndërsa Behar Bajri ia kthen shkurtimisht Bilalit: “…aaa praaaa…”.

Nga ana tjetër, Behari e rikujton Astmerin se Dor Duli, Genc Tafili dhe Ibrahim Lici, vijnë nga Saranda në Fushë-Krujë, se ka vdekur Indrit Rraja dhe më pas do vijnë në Shkodër.

Behari i shkruan: “…ça po ngutesh për Braçen…? Se dhe infon e kam temen, por edhe të Shtetit. A ke njerëz? Se duhet me ken nja katër…”.

Astmeri ia kthen: “…sot s’kam njerëz se nuk ashtë kush këtu, as Bardhi nuk ashtë këtu, edhe ata shokt, mi kanë kap… edhe këto si rrin te unë si kam këtu, kan ik për gara sot në Durrës… por unë jam…”.

Ndërsa Behari ia kthen: “…makinë dhe armë kam unë. Por ti je, por duhen njerëz, se ti ça do bash vetëm. Por sido si të jetë të baj SMS, se njerëzit e mi i kam në dispozicion kurdoherë…”.

Por sërish Behari vijon t’i shkruajë: “…keka shpërnda grupi…”

Ndërsa Astmeri ia kthen duke e pyetur: “…kan ik, nuk janë më në Shkodër…?”

Gati tre vjet nga kjo bisedë e siguruar, që bën fjalë për vrasjen e Hamza Licit në një pritë që do organizohej në Shkodër, fëmija i vogël i familjes Lici, është vrarë pikërisht në 30 Tetor 2024 në Dobraç.

Ende nuk dihet se kush ishte shënjestra apo edhe autorët e këtij atentati që la të vdekur 4 persona, ku dy tërësisht të pafajshëm, shkruan ora.

Po ashtu në një tjetër bisedë del qartë se si familja Lici ishte vazhdimisht në mbikqyrje dhe këtë e tregon një moment ku Bilali i thotë Bajrit se “plaku Mere”, duke iu referuar kryefamiljarit Mustafa Lici, kishte dalë në rrugë vetëm.

Behar Bajri i shkruan në mbrëmje Astmer Bilalit, duke i thënë se: “…paska dalë sot plaku Mere në asfalt më thanë, vetëm tek pull. Ka dalë plaku Mere, tek pull në “Golf 4” në qytet…”.

Ndërsa Astmer Bilali ia kthen duke i shkruar se: “…jo ma për zotin, çfarë asfalti…!hahaha po po, ban be?.

Behari: “…Pasha Allahun po, nuk jam për lojna me kështu punësh…”.

Astmeri: “…jaaa, kur ma…?”.

Behari: “…tu u errësu…”.

Astmeri: “jaaa, ku ka dal…”.

Behari: “…ka ik deri në Sarreq…”.

Astmeri: “…jaaa, me çfarë makine…?…ka me e ba rrugë ai, s’ka ku në pi*** të robve të tij me shku…”.

Ndërkohë 4 ditë pas kësaj bisede, në datën 16 korrik 2020, Astmer Bilali, bisedon me Behar Bajrin, duke i thënë këtij të fundit që mos dilte shumë me makinë, pasi do e kapte policia.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...