Kristian Shpendi ka shpërthyer me Cesenën në këtë sezon në Serinë C. Lojtari shqiptar numëron 20 gola në këtë sezon, ndërsa Cesena është ngjitur dhe do të luajë në Serinë B në sezonin e ardhshëm.
Për shkak të shpërthimit të Kristian Shpendi, tre ekipe të Serisë A kanë hedhur vështrimin drejt tij. Sasuolo, Fiorentina dhe Empoli po shohin mundësinë për transferimin e këtij lojtari. Megjithatë vëllai i Kristian, Stiven Shpendi, bëri një kalim të tillë në sezonin që lamë pas, duke ikur nga Cesena si një yll i ekipit te Empoli, por po qëndron në stol në Serinë A.
Empoli është sërish një hap para të tjerëve dhe kërkon nënshkrimin me vëllain e Stiven, pavarësisht se transferimi i mëparshëm nuk shkoi sipas pritshmërive. Sipas mediave italiane, Cesena ka një ide për të përdorur shkëmbimin mes dy vëllezërve që do ta bënte një transferim shumë të veçantë.
Një version është ai i shitjes së Kristian Shpendit dhe marrjen e Stiven Shpendit në formë huazimi në Serinë B, pasi nuk po gjen hapësirë në Serinë A. Ndërkohë versioni tjetër është ai i shitjes së Kristian te Empoli, por këta të fundit duhet ta lënë edhe për një sezon tjetër te Cesena, ndërsa duhet të japin edhe Stiven në formë huazimi. Kështu Cesena mund të rikthejë dyshen vëllazërore Shpendi, për të qenë sërish në një ekip.