“Drejt Gjermanisë me mentalitet fituesi”, Jasir Asani: Do të japim shpirtin që t’i gëzojmë tifozët me një triumf ndaj Italisë

Date:

- Advertisement -

Jasir Asani realizoi një supergol nga goditja e dënimit në miqësoren ndaj Lihtenshtejnit që përfundoi me rezultatin 3-0 për kuqezinjtë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, për mikrofonin e “Supersport”, Asani u shpreh:

“Kam luajtur disa vite në Hungari, jam ndjerë shumë mirë. Kur klubi nuk më ndihmon dot, duhet të marrë maksimumin tani. Me ka ndihmuar shumë stafi dhe drejtorit. Pavarësisht se nuk kam pasur minuta, kam bërë stërvitje shumë, për të qenë në formë të mirë, sepse na pret një rrugëtim i gjatë dhe i fortë.

Çdo ndeshje është e vështirë, si miqësore, si kualifikuese. Ne futemi për të dhënë maksimumin. Duhet të shkojmë drejt Gjermanisë me mentalitet fituesi.

Nuk e di për goditjet e dënimit, kush do i gjuajë, do të vendosë stafi. Nga një goditje standarte ta fitojmë ndeshjen. Çdo lojtar ka dëshirë të shënojë gol. Jemi një familje e madhe, do të jemi kështu gjithmonë. Na pret një rrugëtim i madh në Gjermani. Me këtë grup, po përgatitemi shumë, jemi një grup shumë i fortë. Do bëjmë gjëra të mira.

Kundër Italisë një ndeshje shumë e madhe. Si me Brojën, Dakun apo Manajn, do të jemi të gjithë një, do të japim maksimumin për këtë fanellë. Do të japim shpirtin që t’i gëzojmë tifozët me një fitore ndaj Italisë.

Muçi më falenderoi te goli. Njësoj si me Laçin që bëri gol ndaj Bullgarisë, situatë e ngjashme ishte”, u shpreh Jasir Asani.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ E pabesueshme! Portierit i ikën topi mes duarve dhe këmbëve, i fal fitoren PSG-së në minutën e 90

Portieri i Girona-s ka përjetuar një nga mbrëmjet më...

VIDEO/ Laçi shënon gol brilant në Champions League, nxjerr bllof mbrojtësat dhe portierin kundërshtar

Sulmuesi i Kombëtares, Qazim Laçi, ka shënuar një gol...

VIDEO/ Lëvizje “alla-Messi” brenda zonës, Qazim Laçi shënon SUPERGOL në Champions League

Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...