Në Festivalin Hay në Uells, Dua Lipa u ngjit në skenë dhe përveç muzikës, ndau edhe një pjesë të saj.
Ajo foli për fëmijërinë e saj, përvojat e saj të rritjes në Angli dhe Kosovë, dhe se si e motivuan atë të ndjekë ëndrrën e saj dhe të bëhet një yll i popit. Duke iu referuar kohës kur lëvizte mes Kosovës dhe Londrës këngëtarja është shprehur: “Kur isha shumë e vogël, ëndërroja të bëhesha një yll i popit, por kurrë nuk kam besuar se ishte diçka që mund të ndodhte në të vërtetë, unë kam qenë “fëmija i vogël” gjithë jetën time. Që herët kuptova natyrën e dyfishtë të trashëgimisë sime. Njerëzit gjithmonë më pyesin se nga vjen emri im. Isha krenare për këtë, por kur isha më e re doja të më thërrisnin diçka si Hanna, diçka normale dhe angleze”.
Dua Lipa u shpërngul në Kosovë në moshën 11-vjeçare me prindërit e saj, por në moshën 15-vjeçare u kthye në Londër për të përfunduar shkollën e mesme.
Ky tranzicion ishte i vështirë, por në moshën 17-vjeçare ajo ishte e vendosur të ndiqte një karrierë në muzikë.
“Babai im thotë se është e vështirë të më thuash jo. Unë insistova shumë. Sapo kisha filluar të shkruaja shumë, punoja me një producent. Isha 17 vjeç. Më ofruan një marrëveshje por producenti Felix më tha të merrja një avokat, i cili më tha të mos firmosja. Më pas më ndihmuan të hyja në studio” .
Vajza që ndjeu se nuk kishte një profil, tashmë është e njohur për të gjithë si një yll ndërkombëtar./Klan News