Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Britani pasi është kapur në një “shtëpi bari” në Cardiff.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë Xhulio Shehaj 26 vjeç, në banesën që kujdesej u gjetën 206 bimë kanabis.
Në gjykatë Shehaj tha se kishte ardhur nga Shqipëria në Britaninë e Madhe në fund të vitit 2020 për shkak të problemeve që kishte dhe borxhet që kishte familja e tij. Ai u miqësua me meshkuj të tjerë shqiptarë të cilët e njohën me mundësinë e fitimit të parave përmes prodhimit të kanabisit dhe më pas u vendos në këtë pronë të veçantë.
Gjykata vendosi se Shehaj, i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, u deklarua fajtor.