Duket e çuditshme, por ja përse Shqipëria ka më shumë shanse të arrijë Botërorin nëse humbet me Gjeorgjinë

Date:

- Advertisement -

Shqipëria ka marrë humbjen e dytë radhazi në Ligën e Kombeve, këtë herë kundër Çekisë. Kombëtarja nën drejtimin e Silvinjos ka pasur luhatje të mëdha, fillimisht duke shkëlqyer dhe bërë jehonë në gjithë Europën dhe pas e arritën kualifikimin në teori në fitoren 3-0 ndaj Çekisë, e lëshuan tërësisht nivelin e lartë në dy ndeshjet e fundit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Për të mbërritur në Europian, ku pavarësisht se nuk kaluam grupin, sërish Kombëtarja ishte në nivel të lartë. Ndërsa Liga e Kombeve, duke përjashtuar deri diku atë fitoren e marrë në Ukrainë, pjesa tjetër është për t’u harruar. Kjo tregon qartë se më shumë sesa një mos përballim i kundërshtarit, është çështje impenjimi.

Ishte vetë Bajrami që deklaroi se çekët nuk e kishin harruar dot atë që i shkaktoi Shqipëria dhe se do të kërkonin të shënonin që në minutat e para, pasi ishin të mbushur me mllëf dhe hakmarrje. Ndërkohë pas ndeshjes, ishin disa lojtarë të Kombëtares që u shprehën se ai goli i shpejt vendosi historinë e takimit dhe se çekët ishin të impenjuar sikur të luanin kundër Brazilit.

Por në fakt, kjo nuk ishte një surprizë apo befasi për Silvinjon dhe lojtarët, të cilët e dinin që në fillim që kjo panoramë do të shfaqej në ndeshje, nuk ishte asnjë surprizë për ta. Pra, arsyeja e treguar pas ndeshjes, nuk qëndron për të shpjeguar humbje. Po përse humbëm ndaj Cekisë? Mjafton të shohësh dy minutat e para para shënimit të golit dhe kuptohet mjaft lehtë.

Është krejtësisht normale që lojtarët të kenë një ulje impenjimi në ndeshje të “dorës së dytë” për nga rëndësia. Mungesa e përqëndrimit, mendje lehtësia dhe kaosi i krijuar tregoi qartë që në dy minutat e para se çfarë pritej në vazhdimësi. Liga e Kombeve që zëvendëson miqësoret, e vret futbollin dhe veçanërisht Shqipërinë. Historikisht ka pasur disa ndeshje ku lojtarët e ulnin pak tempin dhe ritmin e tyre, në miqësore, për të mos pasur presionin e rezultatin.

Por në Ligën e Kombeve, rëndësia nuk është e njëjta me një ndeshje kualifikuese, presioni është po i njëjti. Nëse do të flasim për këtë Ligë Kombesh që të dërgon në Botëror, përveç se duhet të dalim në vendin e parë në grup, duhet të kalojmë edhe 4 kundërshtarë të tjerë për të marrë biletën e Botërorit prej andej, që është e pamundur për të ndodhur në teori.

Ka një arsye të fortë që do të ishte më mirë që Shqipëria të humbiste ndaj Gjeorgjisë, për të dalë nga gara e Ligës së Kombeve dhe për të provuar diçka të re në dy ndeshjet e fundit, me më pak presion. Arsyeja është e thjeshtë, Shqipëria është shumë e lexueshme tanimë. Gjithmonë i njëjti formacion dhe për më tepër, të njëjtat ndërrime. Është tërësisht e lexueshme që Arbër Hoxha do të hyjë në minutën e 65 nëse jemi në humbje, që më pas do të aktivizohet Taulant Seferi dhe se Ernest Muçi do të marrë 5 minuta në fund. Gjithmonë është kjo panoramë, deri diku edhe e ndikuar.

Nëse Shqipëria fiton kundër Gjeorgjisë, edhe për dy ndeshjet e nëntorit është e pamundur që t’i jepet hapësirë Feta Fetai apo Adrion Pajazitit. Kjo pasi do të ishte një barrë shumë e madhe për këta lojtarë të rinjë që nëse do të aktivizohen në këtë moment, do të përballeshin me një presion që të dëmton shumë. Ndonjëherë karriera është edhe një moment dhe kush më mirë se Veseli e di këtë? Dikur ngrinte trofe si kapiten i Zvicrës U-21, por që pasi mori vendin e Ajetit kundër Francës në Europian dhe ne pësuam menjëherë gol, e sigurt është se edhe 7 gola me rroveshatë radhazi nuk do e ndërronin imazhin e Veselit te tifozët.

Nuk është ky ambienti ku lojtarët e rinj mund të integrohen, në kushte të tilla, Silvinjos i duhet të vazhdojë me të njëjtët lojtarë, pa pasur asgjë të re. Ndërsa në rast humbje me Gjeorgjinë, aktivizimi i Feta Fetai, Adrion Pajazitit apo ndonjë ndryshimi tjetër në skemë, do të na jap më shumë alternativa për të bërë befasinë në kualifikueset e Botërorit, në rrugën kryesore për të qenë pjesë e këtij kompeticioni që nuk kemi shkuar kurrë në histori. Duket dhe tingëllon e çuditshme, por në fakt është e vetmja rrugë, me mirë një humbje me Gjeorgjinë dhe një Shqipëri që ndryshon diçka nga vetja për të ardhmen, sesa një fitore e vuajtur dhe një Shqipëri e njëjtë, që tashmë është tërësisht e lexueshme për çdo kundërshtar me 11 që do të luajë dhe me ndërrimet që do të bëjë. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...