Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe thotë se futbollisti ganez Raphael Dwamena nuk duhej të lejohej të luante në fushën e blertë, për shkak të problemeve të mëparshme me zemrën.
Në një reagim në Facebook, Braçe thotë se ekipet në Spanjë, Austri dhe në Zvicër “e shpëtuan”, pasi e refuzuan të bëhej pjesë e ekipeve vendase për shkak të problemeve serioze me zemrën, për të cilat mjekët i kishin rekomanduar të mos luante më futboll.
Megjithatë pasioni i 28-vjeçarit për të mos hequr dorë nga futbolli bëri që ai të gjente hapësirat për të luajtur në Shqipëri. Sipas Braçes, vetëm ekipi i Partizanit e nuk e pranoi futbollistin e talentuar duke marrë parasysh rrezikun që mund t’i shkaktohej.
Reagimi i plotë i Braçes:
RAPHAEL DWAMENA DUHEJ SHPËTUAR;
DUHET TA KISHIM SHPËTUAR!
E shpëtuan anglezët, e shpëtuan spanjollët, e shpëtuan austriakët, e shpëtuan zviceranët;
NE JO! NE NUK E SHPËTUAM! Dhe ka arsye; NE KEMI KOMBËTARE-për jashtë sigurisht, FUTBOLLI TJETËR-ky që luhet këtu brenda, ËSHTË NJË GETO!
Për të as që kujdeset kush; ky futboll duhet veç për të zgjedhur kryetarin e FEDERATËS, asgjë më shumë, KAAAAARRIIIIIIIIGEEEEEEEEEN! Raphael Dwamena shpëtoi në Evropë, për shkak të rregullave natyrisht; tek ne jo, këtu nuk ka rregulla;
Në fakt këtu nuk ka MJEKËSI SPORTIVE-sidomos në çdo klub, nuk ka rregulla që vijnë nga ky aspekt, nuk ka protokolle, NUK KA AS KONTROLLE; lejet e lojtarëve për të zbritur në fushat tona, as që diktohen nga shëndeti e siguria për të.
AI QË ORGANIZON GARËN NUK EGZISTON PËR KËTË!
JETA ËSHTË MBI PASIONIN, FUTBOLLI NUK MUND TË JETË MBI JETËN;
Në evropë zbatuan këtë dhe i dhanë jetën Dwamenës.
Këtu, vetëm #PARTIZANI e bëri këtë; I mohoi ekipit cilësitë superiore të Raphael Dwamenës, një nga të huajt më të mirë të zbritur në këtë tokë, për ti dhënë jetë përtej futbollit!
E VETMJA MËNYRË PËR TA SHPËTUAR ISHTE KJO!
Vdekja e tij në fushë po bën xhiron e botës; Dashuria e tij për futbollin, nuk justifikon asgjë, asnjë, cilindo qe ka përgjegjesinë për këtë futbollin tonë!