Dy inxhinierë italianë gjejnë kuletën me lekë në Lushnjë dhe e dorëzojnë në polici

Date:

- Advertisement -

Pas videos virale të turistëve italianë që ikin pa paguar darkën në restorantin në Berat, këtë herë dy turistë po italianë, kanë bërë një gjest për tu vlerësuar në Lushnjë.

Dy turistët italianë, duke udhëtuar me biçikletë kanë gjetur në rrugë një portofol me një shumë parash dhe e kanë dorëzuar në komisariatin e policisë. Burime për Report Tv thanë se brenda kuletës ishte një shumë prej rreth 50 mijë lekësh.

Policia thotë se pasi kanë kryer verifikimet në bazë të kartës ID që ishte në portofol, kanë njoftuar shtetasin që e kishte humbur, i cili është paraqitur në Komisariat për të marrë portofolin me shumën e konsiderueshme të parave, kartat bankare dhe kartën e identitetit.

Pasi ka marrë portofolin, ai ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe dy turistët italianë, për gjestin e tyre.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...