Skuadra e Maincit ku aktivizohen 2 futbollistët me origjinë shqiptare, Brajan Gruda dhe Nelson Veiper, triumfoi me rezultatin surprizues 3-0 ndaj Borusias së Dortmundit, në duelin e vlefshëm për javën e 33-të të Bundesligës. Të 3 golat për vendasit u shënuan në pjesën e parë.
Një ndeshje fantastike ka bërë edhe talenti me origjinë shkodrane, Brajan Gruda, i cili ishte titullar, teksa i ka mahnitur të gjithë me klasin e tij. Në rrjetet sociale është publikuar një video të të gjitha aksionet e 19-vjeçarit në këtë duel, ku bie në sy klasi i jashtëzakonshëm i Grudës.
Në minutën e 87-të në fushë u hodh edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Nelson Veiper, i cili zuri vendin e Grudës. Të dy këta futbollistë janë në lupën e trajnerit Silvinjo, pasi ende nuk kanë zgjedhur se cilën Kombëtare do të përfaqësojnë.
Brajan Gruda vs Dortmund
19 years old. 💎
pic.twitter.com/R1FJR5kfXJ— Matolisso (@Matolisso) May 11, 2024
PANORAMASPORT.AL