E dhunuan brutalisht në burgun famëkeq grek, shqiptari ‘live’ nga qelia : Më telefonoi ambasadori shqiptar dhe më tha…

Date:

- Advertisement -

Shqipëria Live’ ka trajtuar ditën e sotmë rastin e shqiptarit Sajmir Zefi që është torturua nga 5 oficerët e policisë së Sigurimit të Kavallës në Komisariatin e Policisë në fillim të muajit shkurt, si dhe nga 4 policët e tjerë të grupit të transferimit në burgu e Koridhalos në periferi të Athinës.

Kujtojmë se dhunimi i Sajmir Zefi ose ndryshe i identifikuar si Simo Prelas nga efektivë të policisë greke mori përmasa të mëdha në shtypin grek dhe shqiptar në mars të këtij viti.

Policet pas publikimit u shoqëruan për t’u lënë më pas menjëherë të lirë.

Në lidhje live vetë i burgosuri Zefi ka pohur se për ngjarjen nuk është bërë asgjë deri më tani, teksa është telefonuar menjëherë pas dhunës nga Ambasada Shqiptare në Greqi.

“Ambasada vetëm njëherë në fillim më ka marrë në telefon dhe asnjëhere më pastaj.

Ambasadori më tha që nëse kam problem ta telefonoj atë. Kjo telefonatë më ka ardhur pasi jam dhunuar. Që atëherë nuk ka patur më asnjë interesim. Avokati im nuk ka bërë asnjë thirrje drejtuar Avokatit të Popullit në Greqi.”-tha Zefi.

Ndër të tjera Zefi shtoi se ngjarja e tij është ndaluar të trajtohet dhe transmetohet në mediat në Greqi.

“ Unë kam kontaktuar edhe më gazetarët këtu në Greqi. Ata ma kanë pohuar se e kanë të ndaluar ta diskutojnë çështjen time”- shtoi Zefi.

Në kuadër të ngjarjes kujtojmë se ditën e dhunimit i burgosuri ishte nisur drejt Kavallës (në datën 1 mars) pa asnjë shenjë goditjeje, por kur është kthyer në burgun e Koridhalos ku po mbahet aktualisht, ka pasur shenja të goditjeve dhe gërvishtje në fytyrë dhe trup, ndërsa duart i janë fryrë nga shtrëngimi i prangave.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...