“E kam parë me vëmendje”/ Bora Zemani në sytë e Spartak Ngjelës: Fytyrën e ka të barabartë me…

Date:

- Advertisement -

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ishte një ditë më parë i ftuar në rubrikën “Galeri” në “E Diell” me Edi Manushin. Përmes fotografive të ndryshme që i shfaqeshin në ekran, Ngjela ka bërë një rrëfim si asnjëherë më parë.

Gjatë kësaj bisede, Manushi i shfaqi një foto të moderatores së njohur, Bora Zemani, duke qenë se më herët avokati ka komentuar një imazh të saj në rrjetet sociale.

Sipas Ngjelës, Bora ‘është përjashtim se ka unitet dhe harmoni’.

Pjesë nga biseda:

Manushi: Sot do të ndalemi te dy bukuri që nuk ishin në trotuar, dy bashkëpunëtoret tona që ti i njeh mirë, për të cilat ke dhënë komente. E para është Bora Zemani. Bashkëpunëtorja jonë, bën tani “Dancing With The Stars”, e kemi gocën tonë këtu në Top Channel.

Ngjela: Ja kam bërë unë atë komplimentin, e di ti

Manushi: E di, ça lloj bukurie është kjo, se ti bën edhe këto krahasimet me aktoret që më pëlqejnë shumë.

Ngjela: Është përjashtim se ka unitet. Bukuria duhet të ketë unitet, pastaj duhet të them një gjë, para se të fillojmë përsëri te Bora. Ka një gjë, e bukura si koncept ka ardhur nga bukuria e femrës. Lëre ç’thonë këta natyra, bukurinë e ka sjellë ajo dhe ti shiko pastaj pikturën, portretin e të gjitha. Bora ka një gjë se ka unitet. Bukuria është harmoni. Dhe krahët, dhe këmbët, të gjitha i ka, edhe fytyrën e ka. Po ta shikosh me vëmendje, e kam parë unë me vëmendje, fytyrën e ka të barabartë me kofshën. Jo të barabartë, domethënë një piktor e kupton që ka harmoni në të gjitha pjesët e trupit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...