Gjithnjë e më shumë shqiptarët kanë aktivitet të “preferuar” punën në ‘shtëpitë e barit’ në Britaninë e Madhe.
Së fundmi, policia britanike ka arrestuar dy të rinj shqiptarë që kujdeseshin për një banesë ku kultivohej kanabisi në qytetin Clayport. Bëhet e ditur se janë arrestuar Klajdi Shehu 23-vjeç dhe Klajdi Miraka, 33-vjeç.
Ndërkohë që Shehu deklaroi se personat që e dërguan në Britani e kishin përfshirë në këtë aktivitet kriminal, teksa shtoi se ndihej i keqardhur që në këtë mënyrë ka zhgënjyer nënën e tij.
Mësohet se policia ka sekuestruar në apartamentin ku ata jetonin rreth 600 bimë kanabisi.