E trishtë/ Humb jetën në një aksident tragjik shqiptari në Itali

Date:

- Advertisement -

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 19 Majit në Castelnuovo di Bergonovo në Itali.

Një shqiptar, 43 vjeç, ka humbur jetën pasi u përplas me një pemë, mediat italiane shkruajnë se viktima është Dritan Mera.

Sipas të njëjtave burime, 43-vjeçari shqiptar e ka kaluar mbrëmjen në shoqërinë e miqve të tij në një lokal në zonë.

Por teksa po shkonte drejt La Pernice, ka humbur kontrollin e makinës së tij, një Peugeot 308, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë urgjenca.

Mera u gjet pa ndjenja në timon mes llamarinave të shkatërruara.

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga aty. Fatkeqësisht lëndimet e marra ishin të rënda dhe mjekët konfirmuan vdekjen e shqiptarit.

Për këtë ngjarje kanë nisur hetimet. Trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Siç duket nga këto pamje, përplasja ka qenë shumë e rëndë. Për pasojë është dëmtuar pjesa e përparme e makinës.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...