Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e ish-Kënetës në Durrës. 21-vjeçarja Erisa Aliaj ka qenë duke kaluar rrugën dhe një makinë me shpejtësi e ka aksidentuar.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa e ka hedhur të renë në anën tjetër të trotuarit. 21-vjeçarja është dërguar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë. Policia njoftoi se ditën e sotme ajo ka ndërruar jetë.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin. Ai quhet Indrit Uka. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.