Historia sot i përket vetëm të shkuarës. Mbretërit e Europës i janë përulur Pep Guardiolës. Manchester City i ka hequr “kurorën” Realit të Madridit, duke e mposhtur me shifrat e thella 4-0. “Qytetarët” kanë shkelur me këmbë spanjollët, duke dominuar pastër që në pjesën e parë të lojës. Bernardo Silva tundi rrjetën në minutën e 23-të dhe të 37, ndërsa Reali ishte inekzistent në fushën e lojës.
Skuadra angleze ul disi ritmin në fillimin e pjesës së dytë, por pa rrezikuar aspak veten në fazën mbrojtëse. Kur të gjithë prisnin reagimin e Realit, Akanji tund rrjetën dhe shuan shpresat e lojtarëve të Ancelotti-t. Në fund ishte Alvarezi ai që në minutat shtesë vulos shifrat përfundimtare në 4-0. Manchester City siguron kualifikimin për në finalen e Champions League-s që do të zhvillohet në Stamboll dhe ku kundërshtar do të jetë Interin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
AKANJI GOAL OR EDER MILITAO OG I DONT EVEN CARE GET INNNNN HAHAHAHAHAHAHApic.twitter.com/GKUfyQrLcv
— 17 (@DxBruyneSZN) May 17, 2023