Edon Zhegrova sfidon Realin e Madridit, vlerësimi i Ançelotit: Lila nxjerr lojtarë të nivelit të lartë, janë të rinj dhe me cilësi

Date:

- Advertisement -

Edon Zhegrova do të bëjë realitet një nga ëndrrat që shumë futbollistë e kanë për karrierën e tyre. Anësori shqiptar do të përballet mbrëmjen e sotme me Realin e Madridit në majën e futbollit europian, në Ligën e Kampionëve. Karlo Ançeloti ka vlerësuar lojtarët e Lilës në konferenën për shtyp të dhënë një ditë përpara këtij takimi. Trajneri i Realit ka thënë se klubi francez aktualisht ka lojtarë mjaft cilësorë dhe se në vitet e fundit ka ditur si të nxjerrë lojtarë të nivelit të lartë. Fjalë që padyshim duhet të bëjnë krenar edhe Edon Zhegrovën, i cili është një nga elementët kyç të Lilës.

“Është një formë e re e kompeticionit ku duhet të grumbullosh pikë. Jemi këtu për të grumbulluar pikë. Është një ekip që luan shumë mirë dhe i pëlqen të luajë me topin. Ka lojtarë të rinj dhe me cilësi. Tani në futboll duhet të luftosh dhe të garosh në çdo ndeshje. Jemi këtu për të bërë këtë gjë. Lila është një klub i madh. Kanë bërë shumë mirë në vitet e fundit. Kanë dalë shumë lojtarë të një niveli të lartë prej këtu”, ka thënë Karlo Ançeloti.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ GOOOL! Berat Gjimshiti bën rolin e sulmuesit, shënon gol në Champions League

Berat Gjimshiti ka gjetur rrugën e rrjetës në Champions...

Tension në gjyq, e ëma e Santiago Malkos drejtuar Dukës: “Meriton dënim me vdekje!”

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në GJKKO për Leonard...

Prostitucioni “lulëzon” në Shqipëri, mbi 500 escorta te huaja operojnë në Tiranë

Vajza të huaja të moshave dhe profileve të ndryshme...

Shantazhohet ish-kryebashkiaku i PD: Më dërguan foto e video të modifikuara me imazhin tim, janë të sajuara

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj është shantazhuar me foto...