Edon Zhegrova sulmon Federatën e Kosovës për pezullimin: Nuk e mori vendimin trajneri, ju tregoj çfarë ndodhi

Date:

- Advertisement -

Humbja e Kosovës me Rumaninë në Ligën e Kombeve kaloi në plan të dytë, pasi Federata e Futbollit në Kosovë njoftoi pezullimin e tre lojtarëve të saj. Një prej tyre ishte Edon Zhegrova, që ka reaguar së fundmi në konferencë për shtyp te klubi i tij Lil në Francë.

Zhegrova sulmon Federatën e Futbollit të Kosovës duke thënë se nuk është trajneri që e mori vendimin për pezullim. Për më tepër që asgjë nuk lidhej me braktisjen e grumbullimit për të shkuar në një lokal nate, por me vonesën e tij në mbledhje.

“Nuk është një sekret. S’është asgjë. Isha thjesht vonë për mbledhje. Nuk ishte trajneri që mori vendimin, ishte federata. Kjo ishte arsyeja pse ishte pak i inatosur. Janë disa njerëz që nuk të pëlqejnë dhe mundohen të bëjnë keq duke thënë gjëra të këqija.

E di sa profesionist jam dhe pasi pashë lajmet që isha në festë. Është thjesht një informacion i pavërtetë, por mendoj se gjëja më e keqe është se trajneri nuk e mori vendimin, por federata. Kur je vonë për një takim, mendoj se është në dorën e trajnerit për të marrë vendimin. Por ka mbaruar, nuk më intereson më”, u shpreh Zhegrova.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...