Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali ku një 34-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri.
Mediat italianë raportojnë se Klaudio Myrtaj, u gjet i pajetë në një punishte artizanale në qendër të Vernante, në zonën Cuneo, në via Umberto.
I riu shqiptar është qëlluar me armë në kokë. Deri më tani nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë teksa autori është shpallur në kërkim.
Në Itali, Kaludio Myrtaj kishte mbërritur dy vite më parë dhe punonte në kantierët e rrugëve.
Po ashtu mediat bëjë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme por është bërë publike sot.