Ky çift shqiptar nga Kosova, vendosi të mos lejojë fëmijë në dasmën e tyre.
Dasmat sjellin momente gëzimi dhe të gjithë, i madh e i vogël gjejnë një arsye për të festuar. Në kulturën tonë, fëmijët gjithmonë kanë pasur një vend të veçantë në këto ngjarje, duke sjellë një atmosferë të veçantë me pafajësinë e tyre.
Por kohët e fundit, shumë çifte kanë filluar të preferojnë dasma pa fëmijë, duke e specifikuar këtë në ftesat e tyre.
Lirimi dhe Elona, një çift i njohur në TikTok, u martuan këtë verë dhe vendosën të mos lejonin fëmijë në dasmën e tyre, një vendim që e ndanë publikisht. Pavarësisht kësaj, disa të ftuar nuk e e respektuan këtë kërkesë dhe morën fëmijët me vete.
Lirimi dhe Elona e konsiderojnë këtë një “shkelje të rregullit”.
“E kishim shkruar në ftesë, por askush nuk e zbatoi dhe i mori. Rëndësi ka që u knaqën të gjithë”,-thanë ata.