“Elsi Hysaj ka mbi 80 ndeshje me Kombëtaren, trajneri ka besim te ai”, Kodra: Berisha është pa ekip, nuk e dimë ku dhe si stërvitet

Date:

- Advertisement -

Fatjon Kodra ishte i ftuar në “Klan News” për të folur rreth situatës aktuale përreth ekipit tonë kombëtar. Drejtori i komunikimit në FSHF ka sqaruar çështjen Berisha dhe atë Hysaj në Kombëtare. Kodra është shprehur se Hysaj është pjesë e Lacios, ku pavarësisht se nuk luan, stërvitet rrregullisht. Sa i përket rastit të Berishës, ai ka theksuar se portieri shqiptar është pa ekip, prandaj nuk është ftuar nga trajneri Silvinjo.

“Hysaj nuk është pa klub. Hysaj është lojtar i Lacios. Ka luajtur deri para një muaji, nuk ka qenë në pushim absolut. Pra, ka qenë pjesë e skuadrës. Për probleme të brendshme aktualisht nuk po aktivizohet. Por është një lojtar që stërvitet rregullisht dhe është një lojtar që ka mbi 80 ndeshje me Kombëtaren shqiptare. Një eksperiencë shumë e gjatë. Një lojtar te i cili stafi dhe trajneri kanë shumë besim. Ndonjë herë eksperienca vlen shumë.

Ndërkohë në rastin e Berishës, ai ka luajtur titullar sezonin e shkuar me Kombëtaren, edhe pse nuk luante me ekipin. Sepse ishte kapiteni i skuadrës dhe e kemi pasur shpesh këtë debat, pse po luan ky e pse s’po luan ai. Por situata e Berishës është pak më e zgjatur. Nëse situata e Hysajt është më e freskët, ndërsa Berisha ka gati një vit që nuk aktivizohet. Aktualisht është pa klub. Nuk e dimë ku stërvitet dhe si stërvitet. Është ndryshe të stërvitesh vetë në palestër dhe të stërvitesh në klub. Por edhe ai si Hysaj, ka shumë vite kontribut në Kombëtare”, ka thënë Fatjon Kodra./Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related