Emigracioni bëhet profesion, të rinjtë shqiptarë braktisin shkollën para kohe

Date:

- Advertisement -

Themeli i çdo shoqërie, pa përjashtim, është edukimi i të rinjve. Në Shqipëri këto themele, veçanërisht, në vitet e fundit po tunden shumë fort dhe kjo përkthehet me rrezikun e madh të një populli të tërë. Nuk do të shpërthejë ndonjë vullkan, as Adriatiku e Joni nuk do të na përmbytin shtëpitë, por dalëngadalë “do të mbytemi” nga padituria dhe e keqja.

Kjo e fundit është rrezik i madh për një komb të tërë. Në këto 30 vite të tranzicionit, Shqipëria ka njohur një ulje të madhe të investimit human, ku arsimi merr pjesën më të madhe. Një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë vendosin të lënë shkollën dhe të mos merren me asgjë, duke pritur vetëm kur do të hapet vendi në gomone për të shkuar drejt Anglisë, apo edhe shteteve të tjera evropiane.

Emigracioni në Shqipëri është kthyer në profesion dhe fëmijë të vegjël, që ndjekin shkollat fillore, kur pyeten se çfarë do të bëjnë në të ardhmen, shprehen se do të shkojnë në Angli. Një studim i fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal vë në dukje se Shqipëria ka përqindjen më të madhe të braktisjes së hershme të arsimit në Rajon.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2021, 17% e popullsisë së moshës 18-24 vjeç nuk ishin as në arsim dhe as në ndonjë trajtim profesional. Kjo shifër është çmendurisht më e lartë se në vendet e tjera të rajonit. Në Bosnje vetëm 4.7% e të rinjve 18-24 vjeç nuk ishin as në arsim as në trajnim, në Malin e Zi, 6.7% në Maqedoninë e Veriut 4.6% dhe në Serbi 6.2%. Nga ana tjetër, vetëm Shqipëria ka trend në rritje të braktisjes së arsimit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...