Është publikuar në media foto e Eraldo Nevruzit, 31-vjeçarit nga Tirana që punonte si recepsionist dhe që u vra nga punëdhënësi i tij në hotelin “Greccia” në Dhërmi. Mësohet se Eraldo kishte filluar punë në hotel vetëm 1 javë më parë.
Ndërkohë në media janë shfaqur edhe pamje të rënda me njolla gjaku nga dhoma e stafit ku mendohet se është vrarë punonjësi i recepsionit nga ana e pronarit. Nga këto pamje të cilat janë të rënda për t’u publikuar, shikohet se viktima dhe stafi flinin në disa dhoma skandaloze pa asnjë kusht minimal si burg, madje në një cep pranë krevatit dallohet edhe një pjatë gjellë e pa konsumuar.
Të gjitha këto ngrenë dyshime në faktin nëse vërtetë dy personat ishin të njohur prej kohësh, apo thjesht kemi të bëjmë me një vrasje nga ana e pronarit ndaj punonjësit.