“Është lojtar që i vjen rrallë Shqipërisë, Silvinjo e donte që me Gjeorgjinë”, Bushi zbulon talentin e U21-shit që do të marrë ftesën e Kombëtares

Date:

- Advertisement -

Alban Bushi ka dhënë së fundmi një intervistë të gjatë për emisionin “Sport Focus” në “Ora News”. Trajneri i Kombëtares U21 ka zbuluar një nga surprizat e listës së Silvinjos për ndeshjet e muajit tetor. Bushi ka lënë të nënkuptohet se Pajaziti do të jetë pjesë e ekipit A, si dhe ka zbuluar se Silvinjo e donte mesfushorin që në përballjen kundër Gjeorgjisë.

“Pajaziti është një nga ata lojtarë, që që kur e kemi marrë nga ekipi i Kosovës, që unë besoja shumë se do të bëhej një lojtar i madh. E kam thënë që është një Sul Demollari i ri, sepse ka shumë karakteristika si Sulejman Demollari. Me Pajazitin në fushë ndihesh shumë i sigurt. Është nga ata lojtarë që Shqipëria i ka pasur rrallë në përbërjen e saj. Është nga ata mesfushorët që mendoj se do ta kemi për shumë vite. Në momentin që e merr topin ai, ekipi qetësohet. Ai përpunon topin, nuk ia merr dot lehtë. Thjesht duhet të luajë pak më shpejt. Por është nga ata lojtarë që Shqipëria do ta ketë shumë shpejt pranë ekipit A dhe do të bëjë shumë mirë aty. I mungon një Pajazit Shqipërisë. Ky është një stil shumë modern.

Sa larg është ftesa nga Kombëtarja A? Silvinjo e mori 2-3 ditë në stërvitje me ekipin e parë. Folëm me trajnerin Silvinjo dhe tha që shumë shpejt do ta grumbullonte. Madje, për mos të thënë që e kishte në plan që në ndeshjen me Gjeorgjinë”, ka thënë Alban Bushi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...