“Është më mirë se në Itali, ecën qetësisht me orën 30 mijë euro”/ Rama ndan përshtypjet e turistit italian në Dhërmi

Date:

- Advertisement -

Në rrjetet sociale një video e një turisti italian që ka zgjedhur të kalojë pushimet në vendin tonë, eshte bere virale.

Ai tregon miqve të tij që zgjedhur Dhërmiun prej ditësh, duke e konsideruar si një mrekulli. Madje, thotë që në Shqipëri është më mirë se në Itali.

Sipas turistit, në vendin tonë mund të dalësh i sigurt dhe kursen para, si për shembull në ushqime.

“Si është në Shqipëri? Shih, ku jam vëlla. Jam në Dhërmi prej ditësh. Është për mrekulli. Njerëzit janë të shoqërueshëm, italianët trajtohen shumë mirë, thuajse të gjithë flasin italisht. Kursen para.

Dje hëngrëm në një restorant në Dhërmi dhe 9 persona hëngrën krudo dhe peshk dhe paguam 300 euro, duke pirë dhe dy shishe spumante.

Njerëzit janë fantastik, mund të ecësh pa frikë me një orë 30 mijë euro dhe me 3 milionë lekë dhe askush nuk të thotë gjë.

Makinën e lë hapur. Ti mund të qarkullosh i sigurt, si të ishe në Itali, madje më mirë se në Itali”, thotë ndër të tjera turisti italian.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...