Është shndërruar tërësisht me Flikun, Rafinja zbulon arsyen: Me Çavin e dija që do dilja në minutën e 60 edhe nëse luaja mirë

Date:

- Advertisement -

Rafinja është nga pikat kyçe të Barcelonës në këtë sezon. Të gjithë po vërejnë një shndërrim rrënjësor të brazilianit nën drejtimin e Hansi Flikut, duke shkaktuar edhe habi në opinionin sportiv. Vetë lojtari ka treguar arsyet e diferencës së madhe që vihet re në lojën e tij nga sezoni i shkuar në atë të tanishmin. Në një intervistë për “El Pais”-in, Rafinja ka thënë se në kohën e Çavit, pavarësisht nëse luante mirë apo jo, e dinte më së miri se do të zëvendësohej në minutën e 60.

“Nuk është një kritikë për të, por me Çavin, unë e dija që do ta dilja në minutën e 60. U përpoqa të bëja gjithçka në ato 60 minuta, por asgjë nuk funksionoi. Edhe herë të tjera, kur gjërat shkuan mirë, unë gjithsesi zëvendësohesha”, ka thënë Rafinja./Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...

1+1=2! Çfarë na mësoi humbja me Ukrainën?

Shqipëria humbi në shifrat 1-2 ndaj Ukrainës në ndeshjen...