Eskortat në Tiranë, Lala zbulon “pazarin” e tyre për 1 orë qëndrimi me klientët

Date:

- Advertisement -

Eskorta ndërkombëtare për prostitucion në Tiranë”, është kjo tema në të cilën është fokusuar emisioni “Opinion”. E ftuar në studio, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me rrjetin e organizuar të eskortave, të cilat bënin “biznes” në Tiranë.

Gazetarja tha se shërbimi seksual ofrohet kundrejt një çmimi prej 150 deri në 200 euro një orë dhe sipas saj, në një rast me 200 euro, 120 euro të shumës i merrte tutorja.

Klodiana Lala: Më 23 Shtator, një shtetase nga Kolumbia ka shkuar në Policinë e Tiranës dhe ka deklaruar se i ishte bërë një ofertë pune për të punuar në një qendër masazhi në Tiranë, por me të mbërritur këtu i ishte kërkuar nga organizatoret, një shtetase ruse dhe një ukrainase që të kryente prostitucion dhe i kishin dhënë një numër kontakti dhe ajo reklamohej në këtë faqe. Ishte “Happy Escort”, por që administrohen në thelb nga “Escort Tirana”.
Në Shqipëri ende nuk janë identifikuar përgjegjësit. Vajza kishte filluar të kryente aktivitetin e paligjshëm.

Përmes një kontakti që identifikohet me emrin “Tomi” në dosjen hetimore, gjente edhe klientët e saj, varionin shumat nga 150 deri në 200 Euro për 1 orë qëndrimi me klientin.

Në momentin që merrte paratë, shtetasja ruse dhe ukrainase, nga 200 Euro që merrte, i kërkonin që 120 Euro t’i merrnin ata me pretendimin që siguronin banesën dhe për këtë arsye është vendosur të bëhet një përgjim. Janë rrjete të organizuara.

Kujtojmë se ditën e djeshme, policia e Tiranës ka arrestuar dy tutore të huaja: Elena Maslovan, një ruse 37-vjeçare dhe ukrainasen Anna Tkachenko, 27 vjeçe.

Të dyja u kapën në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash nga vajza të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

19 vjeç, i ngjason Luka Modriç dhe po i besohet në Kroaci si titullar, ky është Fetai i Shqipërisë

Në mesin e disa talenteve të Shqipërisë U-21 ndodhet...

Europiani Shqipëri-Serbi, Tifozat Kuq e Zi njoftojnë braktisjen e kombëtares: Akti më i turpshëm i FSHF

Nuk mjaftuan as qindra mijëra viktima shqiptare, gjenocidi e...

VIDEO/ “Déjà Vu” nga Europiani, Nedim Bajrami e bën ‘sefte’ me Rangers për 50 sekonda

Nedim Bajrami ka shënuar golin e parë me fanellën...