EURO 2024/ “Unë jam gati për lojë”, Balliu: Yamal të shokon, ne pyetëm veten se çfarë bënim 16-vjeç

Date:

- Advertisement -

Lojtari i Shqipërisë, Ivan Balliu ka përfunduar në qendrën e mediave spanjolle para ndeshjes me përfaqësuesen “La Roja”, kjo për shkak të së kaluarës së tij me moshat e iberikasve, por edhe për karrierën e tij me Rayo Vallecanon në LaLiga.

Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, 32-vjeçari shprehet se është gati për të startuar nga minuta e parë kundër Spanjës ndërsa nuk harroi elozhet për lojtarë si Lamine Yamal dhe Nico Williams.

“Historia e Lamine Yamal është e pabesueshme, të bën të mendosh kur e kupton që ai është vetëm 16-vjeç. Këtë e diskutuam edhe me shokët e kombëtares dhe nisëm të mendonin se çfarë kishim bërë ne në moshën 16-vjeçare. Unë as që e mbaj mend veten në atë moshë. Nga ana tjetër, Lamine është një nga lojtarët më të mirë në botë, ndoshta edhe më i mirë. Imagjinojeni pak në të ardhmen se çfarë mund të arrijë.

Duhet ta mbyllim mirë dhe të mos i lejojmë hapësira sepse përndryshe të shkakton shumë probleme. I njëjti diskutim vlen edhe për Nico Williams, jamë shum të shpejtë dhe arrijnë të xjerrin mbrojtjen kundërshtare nga ekuilibrat. Është shumë e vështirë për t’i ndalur. Megjithatë, unë jam gati për të luajtur, nuk ka asnjë në Shqipëri që e njeh më mirë se unë”, u shpreh Balliu.

Top Channel

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Indianët punësohen në Pogradec, nga inxhinierë e deri në punëtorë të thjeshtë, ja kush po i shtron rrugët e qytetit

Emigracioni i lartë, por edhe kërkesat e tregjeve ndërkombëtare...

Itali/ Maria 42 vjeç lë takim me 17-vjeçarin, ai e vret

Një krim i rëndë ka tronditur Italinë, ku një...

Trafikonte emigrantë me skaf, ekstradohet nga Suedia 34-vjeçari shqiptar me dy emra

Një 34-vjeçar shqiptar i kërkuar nga autoritetet tona, është...

Zi në familjen e legjendës së Tiranës, Rezart Dabulla humbet njeriun e zemrës

Një lajm i trishtë vjen nga familja e Rezart...