Eurocontrol/ Shqipëria vendi i parë në Europë për fluksin e fluturimeve për javën 9-15 gusht

Date:

- Advertisement -

Vendi yne këtë vit ka pritur turistë nga e gjithë bota, ndërsa shumë media prestigjioze ndërkombëtare e kanë sugjeruar atë për t’u vizituar. Së fundmi, një raport i Eurocontrol Flights tregon se Shqipëria zë vendin e parë në Europën Juglindore për rritjen e fluksit të fluturimeve. Raporti i referohet fluturimeve për javën 9-15 gusht. Krahasuar me vitin 2019, Shqipëria ka njohur një rritje prej 80% të fluksit të fluturimeve për periudhën 9-15 gusht.

Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka ndarë këto shifra duke thënë se ky është një vit fantastik shfaqjes së Shqipërisë turistike në sytë e të gjithëve. Madje Rama thotë se këto shifra janë arritur pa u hapur ende edhe aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, që pritet të shtojë fluksin e fluturimeve.

“Ja dhe Shqipëria Turistike e para në Europë për rritjen e fluksit të fluturimeve, e pa hapur ende Aeroportin e ri Ndërkombëtar të Vlorës. Kthesa e madhe ka kohë që ka nisur, po ky është viti fantastik i shfaqjes së saj në sytë e të gjithëve, si fakt i pamohueshëm i përpjekjes së gjithanshme të gjithë këtyre viteve, duke u nisur nga vrima e fundit e kavallit”, shkruan Rama.

Në raportin e Eurocontrol Flights vihet re se Shqipëria ka lënë pas jo vetëm vende nga Bashkimit Europian, por edhe Kroacinë, Greqinë, ndër vendet me truizmin më të zhvilluar në Ballkan.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...