Fansat komentojnë ndaj fotove të reja të Chiara Ferragni: Pse duhet të zhvishesh? (Foto)

Date:

- Advertisement -

Chiara Ferragni ka postuar një tjetër foto nudo të saj në Instagram, këtë herë duke shkaktuar zemërimin e ndjekësve të saj.

Influencuesja italiane me gati 30 milionë ndjekës pozon e zhveshur, e veshur vetëm me të brendshme para pasqyrës, ndërsa në të njëjtën kohë ka mbuluar gjoksin me duar.

Që në minutat e para të publikimit, Ferragni mori mijëra komente, ku një pjesë e madhe e publikut të saj online e kritikoi atë.

“Pse zhvishesh?”, “Mjerë fëmijët e saj”, “Nuk mund të bëni një foto të veshur, ndoshta pëlqimet kanë rënë?”, “Të postosh vetëm për të shkaktuar një vërshim komentesh negative është e trishtueshme”, “Meqë nuk promovoni ndonjë kompani të brendshmesh, pse duhet ta bëni këtë foto? Për të nxjerrë në pah … tuaj”, kanë komentuar disa nga ndjekësit e saj. Disa, me stil ironizues, i sugjeruan asaj t’i bashkohej Only Fans, ndërsa të tjerë shkruanin se ajo i ka arritur kufijtë e pornografisë.

Në të kaluarën, fotot nudo të Ferranit nuk trajtoheshin në këtë mënyrë. Italiania e identifikon trupin e saj të zhveshur me slogane në favor të lirisë së grave për të postuar çfarë të duan në internet.

Ndaj, profili i saj në rrjetet sociale është i mbushur me foto nudo, të cilat me kalimin e kohës filluan ta bezdisin audiencën e saj dhe sloganet pro femrave “u zbehën” dhe tashmë përkthehen si “nevojë për vëmendje dhe për t’u dukur”.

Në prill, ajo u gjet në një hotel me pesë yje në Afrikën e Jugut dhe u përjetësua në “vaskën e saj personale” siç shkruan ajo në postim. Në imazhe, influencuesja e veshur vetëm me të brendshme, duket se po shfrytëzon në maksimum bukurinë e natyrës.

Më herët në shkurt, ajo postoi një seri fotosh në të cilat pozon me një set të brendshme të zeza dhe buzëqesh para kamerës.

“Të ndiesh veten me këto të brendshme të zeza”, ka shkruar Chiara Ferrani në postimin e saj.

Në fund të vitit 2022, ajo ndau një postim provokues me bashkëshortin e saj, Fedez, me të cilin ka dy fëmijë. Në postimin e tyre të përbashkët, të dy janë të shtrirë në shtrat të zhveshur, duke kaluar një moment privat.

Në mbishkrimin e postimit të saj, Ferrani ka shkruar: “Vend i sigurt” duke iu referuar burrit me të cilin është prej gjashtë vitesh.

Kjo nuk është dalja e tyre e parë në rrjetet sociale, ku tregojnë dashurinë e tyre. Në një tjetër foto të publikuar nga Feragni gjatë verës, objektivi i ka kapur në një tjetër pozë provokuese.

Në mënyrë të veçantë, në foto ata të dy janë të veshur me rroba banje, ku reperi është shtrirë dhe ajo i është ulur sipër. Fedez e shikon me butësi dhe i përqafon fytyrën, ndërsa ajo i jep një buzëqeshje të madhe.

(BalkanWeb)

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...