Luiz Ejlli është padyshim kryefjalë e çdo media rozë në vendin tonë. Jo vetëm për historinë e dashurisë së krijuar me Kiara Titon, por edhe për karakterin e treguar brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Edhe pse kanë kaluar disa muaj që BBV ka përfunduar, Luizi vijon të jetë në qendër të vëmendjes dhe po ashtu shpesh e shikojmë me fansa.
E kështu i ka ndodhur edhe kësaj here. Luizi është duke pushuar në Velipojë, ku një vajzë i ka shkuar pranë dhe i ka kërkuar që të bëjnë një fotrografi. Mirëpo këngëtari nuk ka pranuar me justifikimin se ishte me rroba banjo dhe se fotoja mund të keqkuptohej.
“Jam lakuriq moj zemër…jam lakuriq. Po thojnë masandej ke fjetur me mua. Po tregoj për Zotin…po thojnë ke flet me të aa”, dëgjohet të thotë Luizi.
Ndërsa vajza nuk e ka pritur aspak mirë këtë reagim të këngëtarit pasi dëgjohet duke thënë: “avash more”.