Fitore historike/ Shqipëria përmbys rezultatin, mposht për herë të parë Ukrainën

Date:

- Advertisement -

Shqipëria e ka nisur me këmbë të mbarë Ligën e Kombeve teksa ka siguruar një fitore të merituar ndaj Ukrainës mbrëmjen e sotme.

Me një lojë dominante dhe të bukur, djemtë e drejtuar nga Sylvinho mposhtën ukrainasit me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në nisje të pjesës së dytë Ukraina kaloi në avantazh në minutën e 49 me anë të Konoplia.

Por epërsia e ukrainasve nuk zgjati më tepër se 5 minuta, pasi Ismajli arriti të barazojë në minutën e 54, ndërsa vetëm 12 minuta më pas Asani shënon golin e dytë dhe të fitores pas një asisti të shkëlqyer nga Rey Manaj.

Kjo është fitorja e parë e Kombëtares Shqiptare ndaj Ukrainës. Ndeshja e sotme ishte përballja e 7 midis dy Kombëtareve, ku Ukraina ka fituar 5 prej tyre, ndërsa një ndeshje është mbyllur në barazim.

Shqipëria bën pjesë në Grupin 1 të Ligës B. Ndeshja tjetër e grupit ajo mes Gjeorgjisë dhe Republikës Çeke u mbyll me një rezultat befasues, ku gjeorgjianët fituan me rezultatin e thellë 4-1 ndaj çekëve duke konfirmuar ecurinë e tyre pozitive pas Euro 2024.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...